Takim me z. Ali Ahmeti, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, Gentiana Lleshdedaj, pati nderin të takojë z. Ali Ahmeti, komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte për një vizitë zyrtare në Zagreb më 26 nëntor 2024.
Gjatë takimit, kryetarja Lleshdedaj e njoftoj z. Ahmeti me punën dhe veprimtarinë e Shkendijës, shoqatës më të vjetër shqiptare në Kroaci, e cila me dekada po kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e kulturës, traditës dhe identitetit shqiptar. Z. Ahmeti shprehu respekt të madh për punën e deritanishme të shoqatës dhe përgëzoi përzemërsisht dhe uroi për punë të suksesshme në të ardhmen, duke i dhënë mbështetje të plotë Shkendijës në aktivitetet e mëtutjeshme.
Ky takim është një konfirmim i rëndësisë së unitetit dhe bashkëpunimit të organizatave shqiptare në Kroaci dhe rajon, si dhe një zotim për të vazhduar punën dhe zhvillimin e suksesshëm të komunitetit shqiptar.