Java e Rinisë Shqiptare
Më 19 shkurt, në Teatrin e Kukullave në Zagreb, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë dhe Klubin e Rinisë Shqiptare, pritëm teatrin “Aleksandër Moisiu” nga Dardana e Kosovës, i cili prezantoi shfaqjen “Vajza e mbështjellur me flamur” të interpretuar nga aktorë dhe aktore të reja.
Në këtë manifestim ishte e pranishme një audiencë e gjerë, duke përfshirë anëtarë të komunitetit shqiptar në Kroaci, përfaqësues të institucioneve kulturore, entuziastë të artit, si dhe anëtarët e familjes së Ylfete Humollit të ardhur për këtë shfqje nga Kosova.
Ylfete Humolli, për nder të së cilës u luajt shfaqja, si dhe vëllai i saj Mentor Humolli, janë simbole të rezistences dhe patriotizmit të pastër. Pas 35 vitesh nga sakrifica e saj, nuk e harrojmë atë sakrificë dhe vazhdojmë t’ua përcjellim atë mesazh brezave të rinj dhe shpesh nuk ka mënyrë më të mirë për të përcjellë mesazhe të mëdha si kjo sesa përmes artit.
Me këtë rast kryetarja e shoqatës Gentiana Lleshdedaj shpërndau mirënjohje për familjen Humolli dhe drejtorin e teatrit “Aleksander Moisiu” z.Muharrem Hoda, dhe në morëm dhuratë nga familja Humolli.