Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Tjedan albanske kulture i Dan neovisnosti Republike Albanije
>>
Hotel Antunović

Java e Kulturës Shqiptare dhe Dita e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë

Më 2 dhjetor, shijuam një mbrëmje muzikore me të ftuar nga Kosova. Atë mbrëmje, performuan Laukont Bytyqi, Donika Rushiti dhe Xhavit Sadiku, të shoqëruar nga grupi muzikor Vllaznim Buxhovi.

Kjo mbrëmje madhështore u organizua nga Shoqata Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kroacisë, me bashkëorganizator Unionin Shqiptar në Republikën e Kroacisë, ndihmën e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe Deputetes së Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Ermina Lekaj Perljaskaj.

Me këtë rast u shpërndanë edhe disa dhurata, Kryetarja e Shoqates Kulturore të Shqiptarëve në Kroaci "Shkëndija" Gentiana Lleshdedaj mori një dhuratë nga Ansambli "Zëri i Kosovës" nga Fushë-Kosova, si dhe u shpërndanë letra mirënjohjeje edhe për ish-studentët/anëtarët e Shoqërisë Kulturore Shqiptare në Kroaci "Shkëndija".