Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Festival multikulturalnosti u Novigradu 2024.
>>
Festival multikulturalnosti u Novigradu 2024.

Festivali Multikulturor në Novigrad 2024.

Të martën, më 14 maj, para Qendrës së Novigradit për kulturë dhe manifestime - CMIK (Centar manifestacije i kulture), u mbajt Festivali i Multikulturalizmit, i organizuar për të nëntën herë nga Qarku i Istrës.

Pjesëmarrja e shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" me ansamblin e vet e pasuroj programin e Festivalit Multikulturor në të cilën morrën pjesë dhjetë komunitete minoritare që jetojnë dhe veprojnë në Istër. Në këtë Festival përmes recitimeve, këngëve dhe valleve u shfaqën ngjyrat e kulturave dhe traditat e ndryshme të komuniteteve minoritare të Istrës. Ndërsa në stendat përreth ishin ekspozuar kostumet, ushqimi tradicional dhe vlera të tjera.

Nga ky festival vlenë të theksohet apeli i prefektit të qarkut të Istrës Boris Miletić:

"Mos i ndani njerëzit, as nga feja, as nga kombësia, as nga asgjë tjetër. Novigradi dhe Istra sot ju dërgojnë një mesazh se diversiteti ynë është një vlerë”

Ky mesazh i prefektit përfundoj me miratim dhe duartrokitje të shumta nga të pranishmit.

Për ftesën në këtë Festival falënderojmë Bashkësinë Shqiptare të Prefekturës së Istrës. Ndërsa falenderimet e veçanta për mikpritjen e shkëlqyer në qytetin e Novigradit i takojnë familjes Pasuli e cila na ka mirëpritur në restorantin e tyre @larivarella.restaurant