Festivali i 1-rë Folklorik Kriška parta në Komunën e Krizhit
Më datën 8 qershor 2024, ansambli i Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” mori pjesë në shfaqjen folklorike Kriška parta në komunën e Krizhit, dhe me krenari prezantoi pasurinë e muzikës dhe valleve shqiptare.
Ky manifestim folklorik u realizua nën kujdesin e Komunës së Krizhit ku shoqata kulturore artistike "Graniqar" organizoi përmledhje folkloristike me rastin e 140 viteve të kulturës në Komunën e Krizhit.
Vlenë të përmendet mesazhi i organizatorit se veshjet shumë ngjyrëshe dhe meloditë tradicionale të të gjithë pjesëmarrësve sjellin gjallëri dhe optimizëm që prek zemrat e të gjithë pjesëmarrësve, vizitorëve dhe kështu me sukses, vetëmohim, krenari vazhdonë mbrojtja e vlerave kulturore nga harresa.
Falenderojm organizatorin për ftesën, mikpritjen shembullore si dhe për ndarjen e mirnjohjes për ansamblin e shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija”.