Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Rovinj
>>
Rovinj

Ditët e Kulturës Shqiptare në Rovinj

Të dielën, më 24 nëntor 2024, Shoqata Kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” performoi në Ditët e Kulturës Shqiptare në Rovinjin e bukur. Prezantuam me krenari vallet tradicionale shqiptare, të cilat i ruajmë me qëllim ruajtjen e identitetit tonë kulturor.

Ishte një mbrëmje e paharrueshme dhe salla ishte e mbushur me vizitorë entuziastë. Kjo shfaqje paraqet një hap të madh për ne, sepse ansambli jonë këtë vit është aktivizuar sërish pas një pauze. Sot po performojmë në të gjithë Kroacinë dhe të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij rrugëtimi të bukur kulturor janë të ftuar të na bashkohen! 

Vetëm së bashku mund të ruajmë dhe kremtojmë traditën tonë të pasur!