Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Dani albanske kulture u Karlovcu
>>
Dani albanske kulture u Karlovcu

Ditët e Kulturës Shqiptare në Karllovac

Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija" mori pjesë me krenari në aktivitetin Ditët e kulturës Shqiptare në Karllovac, të mbajtur më 26 tetor 2024. 

Në sallën e mbushur plot të salles "Zorin dom", valltarët tanë të talentuar hapën aktivitetin me valle tradicionale, duke përfaqësuar të vetmin ansambël shqiptar në Kroaci. 

Pas nesh performuan kolegët e ansamblit Bajram Curri nga Prishtina, duke pasuruar më tej programin. Në fund të programit, mysafiret shijuan edhe gatimet tradicionale të përgatitura nga gratë tona shqiptare. 

Falenderojmë nikoqirët, Bashkësinë e Shqiptarëve në Karllovac, për ftesën dhe mbështetjen. Jemi krenarë për sukseset që kemi arritur falë udhëheqjes së re dhe valltareve të përkushtuar dhe do të vazhdojmë të promovojmë kulturën dhe identitetin shqiptar në të gjithë Kroacinë.