Dita e Pakicave Kombëtare të Qarkut Osijek-Baranja në Osijek
Me datën 25.05.2024 shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” morri pjesë me rastin e festimit të Ditës së Pakicave Kombëtare të prefekturës Osijek-Baranjë në qytetin e Osijekut.
Pas seancës formale, ku morën pjesë përfaqësues të pakicave kombëtare si nga Parlamenti ashtu edhe nga institucionet e tjera, si dhe ambasadorë dhe konsuj, filloi programi kulturor dhe artistik që u mbajt në Sheshin e lirisë, ku më shumë se njëzet komunitete të prefekturës prezantuan trashëgiminë e tyre tradicionale. Në mesin e tyre ishte dhe shoqata kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” e cila me ansamblin e vet ketij programi kulturorë i dha dimension të veqant ku publiku me entuzijazëm shijoj koreografinë e pasur me motive nga trevat shqiptare të shfaqur nga ansambli i shoqatës.
Duke përshëndetur të pranishmit në seancën ceremoniale zëvendësprefekti Josip Miletiç tha "Dita e Pakicave Kombëtare është diçka për të cilën ne jemi veçanërisht krenarë" .
Në kuadër të kësaj vizite patëm rastin të zhvillojmë një takim me z.Basri Haliti,
Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë në qytetin e Osijeku dhe kryetarë i Bashkësis Kombëtare të Shqiptarëve të Sllavonisë dhe Baranjës të cilin e falenderojm përzemërsisht për ftesën dhe mikpritjen bujare.