Shoqata kulturore shqiptare në Kroaci "Shkëndija"

Old Shkendija
Albanski kulturni centar u Zagrebu
>>
Albanski kulturni centar u Zagrebu

Dhuratat e fundvitit

Kryetarja e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci “Shkëndija” Gentiana Lleshdedaj, me rastin e fundvitit dhe festave të ardhshme, organizoi një dhuratë të veçantë për të gjithë anëtarët e ansamblit të vallëzimit dhe muzikës. 

Ky aktivitet u mbajt të premten, më 20 dhjetor 2024, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.

Në dhuratë, të pranishmit tanë të dashur shijuan ëmbëlsirat, por edhe libra që flasin për historinë e shqiptarëve nga Bibliotela DEA si dhe bluza me logon e Shkendijës.

Jemi jashtëzakonisht të lumtur që në vetëm një vit arritëm t’i rifillojmë këto grupe dhe shpresojmë që puna dhe entuziazmi ynë të sjellë shumë suksese dhe arritje të reja në të ardhmen. 

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, veçanërisht anëtarëve tanë që janë themeli i kësaj shoqate.

Uroj që festat e ardhshme të na sjellin gëzim, shëndet dhe sukses në të gjitha projektet tona të ardhshme!